Aktualitet

6 shtetet që sfiduan urdhrin e Trump për emigracionin

Gjashtë shtete të Amerikës po sfidojnë urdhrin e ri të Presidentit Donald Trump që ndalon hyrjen e udhëtarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

I pari ishte Havai (Hawaii), ku disa avokatë kanë ngritur një padi në Gjykatë sepse sipas tyre urdhri i ri do të dëmtonte myslimanët e këtij shteti, turizmin dhe studentët e huaj.

Edhe Uashingtoni i ka kërkuar një gjykatësi federal në Seattle të deklarojë se një vendim i mëparshëm gjykate që bllokon zbatimin e urdhrit të mëparshëm ekzekutiv vlen edhe për variantin e rishikuar të tij. Prokurori i përgjithshëm i këtij shteti, Bob Ferguson tha se në këtë përpjekje janë bashkuar edhe shtetet Oregon, Minnesota dhe Nju Jork (Oregon, Minnesota dhe New York).

Po ashtu të enjten në mbrëmje edhe shteti Masaçusets (Massachusetts) i është bashkuar sfidës së pesë shteteve të mësipërme ndaj Presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump.

Presidenti Trump nënshkroi të hënën një urdhër të ri ekzekutiv që ndalon për tre muaj qytetarët nga gjashtë vende - Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni - të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Ai dekreton gjithashtu pezullimin për katër muaj të programit amerikan për sistemimin e refugjatëve për katër muaj./ Copyright Tiranapost.al