Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

6 sekrete falas për flokë si të reklamave të shampos


Flokët janë gjysma e bukurisë dhe për to ia vlen t`i shpenzosh ca para. Ama kur është mundësia të kursesh, përse të mos e bësh? Disa teknika do t`i mësosh më poshtë.

Për të sheshuar flokët me kaçurrela

(Foto nga Bright Side)

Pudër në formë xhelatine

Balsam flokësh

Ujë mineral (jo domosdoshmërisht)

Të verdhë veze (jo domosdoshmërisht)

Përziej xhelatinën me ujë dhe balsamin. Për ta forcuar flokun, mund të hedhësh edhe vezën në përzierje. Mbaje në flokë për 40 minuta pastaj laje.

Zgjidh krëhërin e duhur dhe momentin

(Foto nga Bright Side)

Flokët e lagur është mirë të mos krihen se janë më të predispozuar për t`u këputur. Thaji më parë e pastaj krihi.

Maskë me vezë për të shpejtuar rritjen e flokëve

(Foto nga Bright Side)

Floku do proteina dhe aminoacide për t`u rritur dhe vezët i përmbajnë këto.

2 lugë vaj kastori

1 të verdhë veze

1 lugë mjalt bio

Përzieji dhe masazho kokën me përbërjen. Pastaj lëre në flokë për disa orë dhe në fund laje. Përsërite procedurën 2 herë në javë për disa muaj dhe do shikosh efektet.

Shampo e bërë në shtëpi për të mbajtur flokun si të sapolarë

(Foto nga Bright Side)

Kjo është shampo e thatë që e pastron flokun pa pasur nevojë të përdorësh ujin.

2 lugë miell misri

2 lugë kakao (për flokët e zinj)

5-6 pika vaji

një furçë e gjerë kozmetike

Përzieji të gjitha. Shpërndaje përbërjen mbi flokë. Përdor pastaj një tharëse flokësh për të larguar pluhurin që ke mbi flokë dhe për t`i dhënë më shumë volum.

Sekreti i kujdesit për majat e flokëve

(Foto nga Bright Side)

Nuk do të përmirësojë ato që tashmë janë shkatërruar, por do të mirëmbajë flokët në vazhdimësi. Para se të lash flokët duhet të vendosësh balsam tek majat. Kurse shampon duhet ta shmangësh nga majat e flokëve. Përdore për rrënjën.

Lufta me zbokthin

(Foto nga Bright Side)

Aspirina nuk përdoret vetëm për të lehtësuar dhimbjet.  Edhe shëndetit të flokëve u bën mirë. Ajo lufton zbokthin. Ajo përmban acid salicilik. Ndaj disa kokrra shtypi në shampo dhe më pas laji flokët me këtë përbërje.

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.