Art dhe Kulturë

6 orë në polici për Noizy-n, nuk iu bind uniformave blu

6 orë në polici për Noizy-n, nuk iu bind uniformave blu

Shoqërohet në polici këngëtari i njohur Noizy dhe kalon disa orë të mira në komisariatin e Durrësit. Rigels Rajku 30 vjeç, banues në Durrës i cili njihet me emrin e artit Noizy ishte duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 517 MT, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, por është ndaluar nga Efektivet e Qarkullimit Rrugor. Emri njohur është “vënë në pranga”, ose më saktë është shoqëruar në policinë e Durrësit dje, sepse nuk i është bindur rrugorëve të këtij qyteti. Por jo vetëm kaq. Ai është munduar të largohet me shpetësi, për t’i shpëtuar shoqërimit nga ana e policisë. Sipas njoftimit të policisë, këngëtari është ndalur sepse mjeti që ai drejtonte kishte një sërë gjobash të papaguara, por edhe sepse ka kundërshtruar urdhrat e uniformave blu. Shkurt një natë në qeli për reperin shqiptar. Këngëtari kështu bëhet prapë protagonist i lajmeve të kronikës. Këtë radhë ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kur është ndaluar nga efektivët e rrugores. Policët i kanë kërkuar dokumentet dhe lejen e drejtimit, por Noizy u ka thënë se nuk e kishte me vete patentën, pasi e kishte lënë në banesë. Policia ka bërë verifikimin e targës dhe ka rezultuar se ai kishte shumë gjoba të pashlyera. Për këtë policia i ka komunikuar shoqërimin në komisariat. Këngëtari ka kundërshtuar dhe në një moment i ka dhënë gaz makinës dhe ia ka mbathur me shpejtësi. Policia i është vënë në ndjekje dhe ka mundur ta ndalojë, si dhe e ka shoqëruar në polici dhe e ka mbajtur aty derisa këngëtarit i kanë sjellë patentën dhe ka paguar gjithë detyrimet e gjobave. Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar në nenin 242  të Kodit Penal.

reperi-noizy