Aktualitet

6 motive që e bëjnë Virgjëreshën një shenjë zodiakale fantastike

Një udhëtim në zodiak për të eksploruar karakteristikat dhe tiparet dalluese të Virgjëreshës, mes ndjeshmërisë dhe inteligjencës, racionalitetit dhe kuriozitetit.

Të gjithë kemi dëshirë të ndihemi të veçantë herë pas here. Në fakt të veçantë jemi të gjithë: secili në mënyrën e tij është i ndryshëm dhe unik. Por të lindurit në shenjën e Virgjëreshës kanë 6 tipare të përbashkëta që ndihmojnë për t’i bërë këta njerëz fantastikë.

Të organizuar

tal1

Virgjëresha është shenja më e rregullt dhe më e organizuar e zodiakut. Këto ciëlsi e bëjnë në punë një person të palodhshëm dhe perfeksionit. Praktikë dhe kokëfortë, nuk kanë frikë të sakfrikojnë dhe preferojnë të ‘bëjnë’ në vend që të flasin gjëra të pakuptimta.

Të pavarur

tal2

Është një shenjë e pavarur si nga ana praktike, ashtu edhe mendore. Nuk ka frikë të udhëtojë vetëm sepse di ta organizojë çdo gjë! Por, sidomos nuk influencohen nga mendimi i turmës. Kanë bindje të forta, rezultat i argumente logjike dhe racionale që nuk i braktisin nga kushtëzimi i të tjerëve.

Elegantë

tal3

Virgjëresha ka një elegancë të rafinuar, asnjëherë të ekzagjeruar dhe vulgare. Ka një qëndrim pothuajse të akullt, që i mban pak të distancuar meshkujt, por është vetëm pamja, sepse brenda fshehin një pasion të zjarrtë.

Altruistë

tal4

Mund të duket një shenjë  e ftohtë dhe që i bie lapsit për çdo gjë, por në të vërtetë janë njerëz të ndrojtur dhe të rezervuar. Në marrëdhënie të hapura, të lindurit e kësaj shenje janë bujarë dhe alturistë, të gatshëm për t’i ndihmuar ata që duan, të dashur, besnik, të besueshëm e  të sjellshëm. Por kujdes, mos e merrni ndjeshmërinë e tyre për dobësi. Virgjëresha e urren dhunën por është në gjendje të përballet dhe të luftojë për idealet dhe atë që do.

Inteligjentë

tal5

Një shenjë kurioze dhe inteligjente që i pëlqen të mësojë, lexojë e bisedojë. Mes profesioneve ideale: gazetaria dhe shkrimi; (Stephen King dhe Agatha Christie), por edhe mjekësia, shkenca e inxhinieria. Truri i kësaj shenje punon si një orë zvicerane dhe ka memorie të shkëlqyer analitike.

Të talentuar

tal6

Virgjëresha ka talent të dukshëm dhe nuk është rastësi që shumë personazhe të famshëm kanë lindur në këtë shenjë: Greta Garbo, Amy Winehouse, Sophia Loren, Sean Connery, Michael Jackson e Freddie Mercury./O.Zh