• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    6 minuta në ditë dhe një ditar mund të të ndryshojnë jetën


    Studimet kanë treguar se truri ynë është më i prirur të perceptojë emocionet negative se sa ato pozitive. Megjithatë ka një zgjidhje dhe mjaftojnë 6 minuta stërvitje në ditë, 3 në mëngjes e 3 pasdite.

    Autori Dominik Spenst në librin e tij “6 minuta në ditë për të gjetur lumturinë) sugjeron që për 6 muaj të fokusoheni 6 minuta në ditë tek aspektet pozitive të jetës.

    Po si konkretisht?

    Rutina e mëngjesit

    3 minuta në mëngjes mendoni me energji për ditën që keni para dhe listën e prioriteteve.

    Shpreh mirënjohjen

    Faleminderit sepse… Ke njëmijë arsye për të qenë mirënjohëse. Pa mendohu pak dhe do t`i gjesh sa hap e mbyll sytë.

    Si ta bësh çdo ditë speciale

    Edhe këtë e di vetëm ti. Mos prit nga askush tjetër të të bëjë të lumtur, sepse e ke gjithçka vetë në dorë.

    Unë dua të jem

    Çdo ditë shkruaj në ditar: “Unë dua të jem…”. Dhe një ditë do ta arrish.

    *Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]