Aktualitet

6 marka veshjesh për vajzat aspak kockë e lëkurë

Tregu i modës po hedh sytë nga vajzat e kolme. Po krijohet, prodhohet e reklamohet më shumë për to sesa për vajzat kockë e lëkurë. U deshën kaq e kaq vite që më në fund ta kuptonin se kush dominon botën në të vërtetë. Tashmë, të ekspozosh linjat e rrumbullakosura nuk është më siklet dhe vajzat me disa kile më shumë nuk do heqin picirin për të gjetur një fustan që të hyjë në trupin e tyre. Më poshtë keni listëm e gjashtë marka veshjesh posaçërisht për vajzat e gratë me linja të rrumbullakosura. Sepse moda më në fund po i kthen sytë tek gratë e vërteta.