• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    6 gra të vrara në një muaj, shoqatat kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje


    Esencë editori/ Gjashtë gra janë vrarë brenda një muaji në vendin tonë për motive të ndryshme, nga bashkëshortët, ose të afërmit e tyre. Shifra konsiderohet alarmante nga shoqatat që janë në mbrojtje të grave.

    Sevim Arbana, kryetarja e shoqatës “Në dobi të gruas”, e shikon dhunën ndaj grave, e cila po shkon deri në ekstrem, një problem që vjen nga mungesa e edukimit.

    Arbana kërkon reagimin e grave të gjithë shoqërisë, por në veçanti të instancave shtetërore, për shtimin e masave mbrojtëse dhe ashpërsimin e ligjit deri në dënimin kapital.

    Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që shoqatat në mbrojtje të grave kërkojnë. /Referuar Klan/