• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    6 gjërat që mësova nga java e modës në Copenhagen


    Nuk jemi mësuar të shohim sfilata në muajin gusht kur jemi me pushime. Sepse ka qenë gjithnjë shtatori ai që mbledh fashionistet nëpër qytetet e modës, duke filluar nga New York-u, Londra, Milano dhe Paris. Por, që prej disa kohësh, sytë e editorëve të modës kthehen në Copenhagen gjatë gushtit, për të mbajtur shënim krijimet e reja të dizajnerave, por dhe kombinimet krejt të veçanta të vajzave të modës. T’ju them të drejtën, unë mezi e pres javën e modës në Copenhagen. Pikërisht atëherë kur duket se po të mbarojnë idetë e reja, ja tek janë Polliani, Oumayma, Natalia, Pernille etj. që na sjellin ide të freskëta fare rreth street styling. Ato nuk janë aspak cliche dhe as që tentojnë të vishen si gjithë të tjerat. Çdo herë krijojnë gjëra të reja, si fustane me lule dhe atlete (vjet filloi si trend pikërisht këtu), gjithçka e bardhë, çanta oversize etj. Këtë vit nxora disa mësime të reja. Jeni kurjozë?

    1- Fustane të fryra

    (Foto nga Instagram)
    (Foto nga Instagram)

    Nuk janë thjesht fustane tyli të zakonshme, edhe pse disa kanë shtresa nga brenda. Janë kaq të veçantë, me detaje pafund, saqë kombinuar me çantat “statement” mund t’i veshësh edhe në rrugë (dhe jo vetëm për festa).

    2- Gjithçka e bardhë

    (Foto nga Instagram)

    Nuk ka sfilatë që të mungojnë veshjet e bardha (sidomos në muajt shtator- tetor), por nuk e kishim parë kombinuar nga koka tek këmbët.

    3- Çizme me fustan

    (Foto nga Instagram)

    Këto çizmet më kthyen pas në kohë rreth viteve ‘90. Nuk i kisha parë ama me fustane voluminoze me bazë tyli ose organze. Ndoshta për verën në vendin tonë, janë paksa jo komode, por unë me siguri do t’i provoj në vjeshtë.

    4- Lady in mustard

    (Foto nga Instagram)

    Lady in red, kishim parë. Por të guxosh kaq shumë duke u veshur me mustardë nga koka tek këmbët? Unë do isha menduar 3 herë, por nëse kombinimi është kaq interesant, me siguri do e kisha provuar.

    5- Çantë “shopping” për street style

    (Foto nga Instagram)

    E guximshme si zgjedhje, por pas koleksionit të Jacquemus, besoj na lejohet. Pasi ke blerë tek dyqani yt i preferuar, merre çantën me logon e dyqanit the hidhe mbi sup sikur të ishe duke mbajtur një Chanel. Pastaj plotësoje look-un me një filxhan kafeje nga Starbucks.

    6- Fustan plot me lule

    (Foto ga Instagram)

    Më kujton printin e gjysheve, atë që vjet e kemi kombinuar më shumë me atlete se sa me sandale. Këtë sezon e shohim të harmonizuar me sandalet me rripa të hollë.
    Tani, ndoshta të 6-shta nuk do t’i provoj, por nja dy tre kombinime sipas stilit Skandinav, pse jo?

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]