• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    6 fjalitë e pafajshme që s`duhet t`ia thoni partnerit në sy të fëmijës


    Lista me fjalitë që në dukje duken të pafajshme, por që janë të dëmshme të thuhen në prani të fëmijëve, është krijuar nga Huffington Post në bashkëpunim me disa ekspertë komunikimi.

    Je shumë i ndjeshëm

    Askush nuk ka të drejtën të diskutojë mbi ndjenjat. Ato nuk kontrollohet dhe një fëmijë nuk ka përse të mësohet që i vogël se sa e si duhet të ndjejë.

    Nuk më intereson

    Nëse partneri ju kërkon një mendim dhe nuk keni kohë ose mundësi t`i përgjigjeni, ose mbase për ju nuk ka rëndësi nëse ai vendos vetë, thjesht mund t`ia thoni. “Jam e lodhur, kështu që flasim më vonë”.

    Jam e zënë

    Nëse je e zënë se po qëndron me telefon në dorë, apo po kontrollon emailin, çfarë je duke i treguar si partnerit ashtu edhe fëmijës: që telefoni është më i rëndësishëm se familja?

    Duhet të shkoj në palestër se trupi im është…

    Nëse e thua shpesh këtë fjali apo fëmija të shikon të hipësh e të zbresësh çdo ditë nga peshorja, çfarë po i mëson atij apo asaj? Që kilogramët janë shumë të rëndësishme dhe sa më pak, aq më mirë? Nuk duhet të rritësh një fëmijë të frustruar e as me komplekse.

    Ta kisha thënë

    Kjo i tregon fëmijës se në një marrëdhënie e rëndësishme është të dalësh si më i zgjuari dhe të fitosh. Nuk e ndihmon kjo fjali as partnerin, as ty e as fëmijën.

    Shiko, shiko sa ke ndryshuar

    Gabimet duhet të shikohen si mundësi për t`u përmirësuar e jo për të falimentuar e dështuar. Kështu fjalia se ke ndryshuar e s`bëhet më mirë, nuk është ajo që një fëmijë duhet të dëgjojë të thuhet nga prindi për prindin tjetër.

    *Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690