• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Showbiz Të gjitha

    6 dekada pas vdekjes, publikohen fotot e Merlin Monrosë në morg


    Kjo foto, që paraqet këmbën e një viktime në morg, i përket Merlin Monrosë, e konsideruar si mbretëresha e bukurisë femërore. Është pjesë e një koleksioni që ka mbetur i papublikuar për rreth 6 dekada, shkrepur nga fotografi i famshëm Lih Uiner.

    Një pjesë e tyre do të publikohen për të parën herë në një cikël dokumentarësh, që do të transmetohen në televizionin amerikan Fox, që do të përpiqen të hedhin dritë mbi vdekjen e Monrosë. Sipas variantit zyrtar, ajo u vetëhelmua me ilaçe.

    Fotografitë janë shkrepur në morgun e Los Angelesit, aty ku trupi i pajetë i yllit të bukurisë së viteve ’50-’60 ruhej në kasetën me numër 33. I biri i fotografit që i shkrepi fotot rrëfen se i ati nuk kishte dëshirë të publikoheshin fotot, për të ruajtur imazhin që Monro kishte krijuar në media.

    Në dokumentarin e televizionit amerikan rrëfehet edhe mënyra si u shkrepën ato foto. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690