Showbiz

6 aroma për të ndryshuar humorin

6 aroma për të ndryshuar humorin

Displaying foto 1.jpg

Do të qetësohesh, të karikohesh me energji, të mbushësh mushkëritë me ajër? Hidhi një sy këtyre aromave

Për t’u ndier seksi nuhat kanellë

Displaying foto 2.jpg

Aroma e saj provokon një qark të shkurtër në tru, që mund të të kujtojë një takim shumë të nxehtë (jo rastësisht shumë parfume kanë në përmbajtjen e tyre kanellë). Kështu je gati për një darkë me drita të kuqe.

Për t’u ndier e lumtur nuhat bluzën e tij

Displaying foto 3.jpg

Sipas disa studimeve, aroma e djersës mashkullore shkakton tek partnerja e tij një efekt qetësues. E shpifur? Jo, nëse bëhet fjalë për dashurinë tënde, aroma e të cilit të elektrizon. Falë një mekanizmi të quajtur “comfort smelling”, sapo të nuhatësh bluzën që ai ka zhveshur, do të ndihesh menjëherë e lumtur.

Për t’u ndier e shoqërueshme nuhat një buqetë lulesh

Displaying foto 4.jpg

Aromat e luleve stimulojnë veprimtarinë sociale. Lulet kujtojnë momente feste, prandaj truri reagon duke të të bërë më të hapur ndaj botës. Je e ftuar në një festë? Ço dhuratë një buqetë me lule.

Për t’u ndier optimiste nuhat një krem solar

Displaying foto 5.jpg

Aromat përpunohen në sistemin tonë limbic, qendra e emocionale e trurit, që depoziton  edhe kujtimet.  Ja pse kujtimet e lidhura me verën të sjellin menjëherë emocione pozitive që mund të kesh përjetuar në det. Një bateri për humorin.

Për t’u ndier efiçente nuhat rozmarinë

Displaying foto 6.jpg

Sipas një prej studimeve më të fundit, rozmarina përmirëson kujtesën falë një përbërësi aromatik që vepron në funksionalitetin njohës. Mjafton një nuhatje për të fuqizuar aftësitë e tua nëpërmjet qarkullimit të gjakut.

Për t’u ndier e qetë nuhat një mollë (ose kastravec)

Displaying foto 7.JPGDisplaying foto 8.jpg

Është vërtetuar se aromat e freskëta kanë një efekt qetësues dhe të ndihmojnë që të ndihesh më i sigurt. Molla dhe kastraveci janë edhe ushqime shumë të shëndetshme.