• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    6 aktoret që e fshehën shtatzëninë më mirë se Marigoja


    Sapo kishte marrë rolin e jetës kur Gillian Anderson zbuloi se ishte shtatzënë. Pasi ia tha regjisorit, ai nuk donte t`ia jepte askujt tjetër rolin dhe në fund kur barku s`po fshihej më as nga këndi e as nga kamerat e mira, ndryshoi skenari. Në fund Gillian e quajti vajzën Piper Maru si titulli i një prej episodeve.

    13 Actresses That Played Difficult Roles While They Were Pregnant (Julia Roberts Skillfully Tricked Us)
    Gillian Anderson

    Edhe Cynthia Nixon ishte vërtet shtatzënë në “Sex and the City” kur Miranda, personazhi i saj priste një bebe.

    13 Actresses That Played Difficult Roles While They Were Pregnant (Julia Roberts Skillfully Tricked Us)
    Cynthia Nixon

    Lisa Kudrow në sezonin e katërt të “Friends” priste një fëmijë, mirëpo meqë në rolin e saj kishte trinjakë i duhej të vinte edhe një jastëk, përveç barkut që të dukej sa më gjigant, meqë gjoja po mbante 3.

    13 Actresses That Played Difficult Roles While They Were Pregnant (Julia Roberts Skillfully Tricked Us)
    Lisa Kudrow

    Julia Roberts në “Oceans` Twelve” luante rolin e një personazhi që hiqej sikur ishte shtatzënë dhe barku i saj ishte i vërtetë në fakt, sepse në realitet ajo priste jo një, por dy fëmijë.

    13 Actresses That Played Difficult Roles While They Were Pregnant (Julia Roberts Skillfully Tricked Us)
    Julia Roberts

    Edhe kokëkuqja e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” Marcia Cross, ka qenë shtatzënë me binjakë gjatë xhirimeve. Në gjendje jo të mirë shëndetësore, disa nga skenat e saj janë xhiruar pikërisht në shtëpinë e saj, sepse ishte në regjim shtrati.

    13 Actresses That Played Difficult Roles While They Were Pregnant (Julia Roberts Skillfully Tricked Us)
    Marcia Cross

    Naomi Watts ka qenë shtatzënë në “Eastern Promises” dhe sado që e fshehu nga kolegët dhe regjisori, të gjithë e kuptuan kur uniforma e saj nuk po i bënte më.

    13 Actresses That Played Difficult Roles While They Were Pregnant (Julia Roberts Skillfully Tricked Us)
    Naomi Watts

    *Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post