• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania My Tirana Ngjarje Politikë Të gjitha

    Rama i “godet” të gjithë nga zyra


    Si një rrebel që është Edi Rama nuk mund të rrijë pa reaguar edhe ndaj komenteve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Prej kohësh komentet thumbuese parin mbrapsht goditje të Kryeministrit nga profili i tij. Shkurt Kryeministri Edi Rama duket se e ka kthyer në “sport” përleshjen e përditshme me qytetarët në faqen e tij të Facebookut. Edhe dje ai është përfshirë në replika me disa nga komentuesit të cilët e kritikojnë.

    Komentuesi: S’është koncerti i Vienës por është mashtrim që vetëm injorantët që po mashtroni s`ja kanë haberin ku qëndron ndryshimi mes Philharmonic Orchestra dhe Philharmonic Ensemble- Vienna. Megjithëse edhe tek koncerti i famshëm i Vienës, kur fillon duartroket audienca, se c’më përzihet stomaku…

    Edi Rama: Henri, për stomakun çaj me rigon këshillojnë plakat, ndërsa për koncertin, nuk është Koncerti i Vienës, po Koncerti i Vienës në Tiranë! E kupton diferencën? Nëse jo, filloje me çajin me rigon se shëndeti mbi të gjitha e pastaj bëj edhe një perpjekje që ta kuptosh? Shëndet

    Edi Interisti: Rregullo ndonjë rrugë dhe ndonjë shtyllë dritash dhe hap ndonjë punë … pastaj mendo për shkarravinat e tua.

    Edi Rama: Shiko Interin, se po nuk eci Interi nuk i kupton dot si ecin punet e tjera.

    Komentuesi: Aman ooooo burr se na more mentë me gjithë këto shifra, ahaha je…

    Edi Rama: Më fal, po këto janë shifrat, ulu pak se mos biesh. Rrofsh!

    Komentuesi: Llafe shumë e punë pak! Po gjysma e të keqes se s`keni vetëm llafe.

    Edi Rama: Epo rrofsh, edhe ti komentator gjysma e të keqes, nuk e bën blozë fare. Respekt.

    Komentuesi: Mundohu të shkoshë në kishë dhe rrëfeu te prifti.

    Edi Rama: Toshe Pacani me fal kolos, se nuk ta kuptova madhështinë që në momentin e parë.

    Komentuesi: Po ku e di ti ç`ështe varfëria.

    Edi Rama: Kujtim Shuaipi, jo jo nuk e kam provuar as e kam dëgjuar po e kam parë nga shumë afër aq shumë sa nuk ta pret mendja, për shkak të detyrës natyrisht!

    Komentuesi: Ha naj punë, e lej reklamat.

    Edi Rama: Punët nuk hahen bahen Martin? Respekt