Lajme nga Bota

50 mijë protestues mbrëmë në Rumani; Qeveria ka thyer besimin tonë

50 mijë protestues mbrëmë në Rumani; Qeveria ka thyer

Protestat në Rumani nuk kanë të mbaruar. Të paktën 50.000 rumunë dolën përsëri mbrëmë në kryeqytetin e Bukureshtit.

Edhe pse qeveria ka shfuqizuar një dekret që fliste se mund të lironte dhjetëra zyrtarë të burgosur për korrupsion, parlamenti ende nuk e ka konfirmuar tërheqjen e plotë.

Analisti Dan Lonescu tha se të gjithë janë duke pritur për votimin parlamentar:

"Ka një besim të thyer mes popullit dhe partisë në pushtet dhe ata janë të detyruar të shfuqizojnë këtë akt, në qoftë se ata e bëjnë këtë, ne do të shohim reagimin e fundit të vërtetë."

Koalicioni në pushtet i Rumanisë ka një shumicë të madhe në parlament dhe shumë prej protestuesve janë skeptikë nëse dekreti do të rrëzohet vërtetë.

"Ky është një mesazh për qeverinë tonë, ata nuk mund të vendosin çdo gjë që ata duan, është një mesazh që të anulojë këtë ligj të veçantë që mbron njerëzit e korruptuar", thotë një protestues në mitingun e së dielës.

Një tjetër kërkon që protestat të vazhdojnë:

"Javën e ardhshme unë do të doja që njerëzit të protestojnë më shumë dhe të vazhdojnë atë që kanë filluar deri sa ne të shohim punën e qeverisë"

Pavarësisht zemërimit mbi ndryshimet e propozuara në kodin penal qeveria po refuzon të largohet. Qeveria këmbëngul se publiku e ka keqkuptuar ofertën e reformave  për të cilat ajo pretendon se do zvogëlonte presionin mbi burgjet e mbipopulluara të Rumanisë.