Bukuri Lifestyle Te gjitha TIP top

5 produkte që kanë efektin e botoksit mbi rrudhat


Për hir të bukurisë dhe freskisë, njerëzit janë të prirur t’i nënshtrohen çdo ndërhyrjeje që nga injeksionet si botoksi e fillerat deri tek operacionet plastike. Për fat të mirë, ju nuk keni pse shkoni kaq larg për sa kohë ekzistojnë produkte që mund t’ju bëjnë të dukeni më të rinj në moshë. Mjafton të konsultoheni me mjekun tuaj dermatolog si dhe përpara përdorimit, t’i testoni fillimisht në një zonë të vogël të lëkurës.

Argireline ose acetyl

Argilerine është një produkt që depërton lehtësisht në lëkurë  dhe relakson muskujt e fytyrës, pa i bllokuar ato.  Shpesh konsiderohet si konkuruese e botoxit sepse ka efekt të ngjashëm. Nuk është toksike por ka efekt akumulativ dhe produktet me përqëndrim të lartë të peptideve kanë efekt shumë të shpejtë.

Foto nga Brightside

Peptidet helm gjapri

Këto peptide quhen kështu sepse kanë të njëjtin efekt të ngjashëm. Ashtu si helmi i gjarprit dhe Argirelina, ai i relakson muskujt, ndalon spazmat dhe si rezultat, rrafshon rrudhat e vogla dhe të mesme. Ka shumë kremra me efekt botox bazuar në këtë peptid.

Foto nga Brightside

Matryxil 

Matrixyl ose Palmitoyl pentapeptide-4 është gjithashtu një peptid që e nxit lëkurën të rigjenerohet dhe të prodhojë vetë kolagjenin dhe acidin hialuronik. Produktet kozmetike me këtë peptid, ndihmojnë në përmbysjen e shenjave të plakjes. Mund të blihet veçmas por edhe si një përbërës në serume të ndryshme.

Foto nga Brightside

Ekstrakt me jargë kërmilli

Produktet kozmetike me jargë kërmilli kanë efekt rigjenerues, e shtrijnë lëkurën, e hidratojnë atë, i japin ndriçim dhe largojnë shenjat e akneve.

Foto nga Brightside

Antioksidantët

Antioksidantët ngadalësojnë procesin e plakjes. Sa më shumë antioksidantë të ketë një produkt, aq më mirë. Kjo sepse ata rrisin efektet e njëri-tjetrit. Më efektivët prej tyre janë:

Vitamina C që e bën ngjyrën e lëkurës më homogjene, ndalon inflamacionin dhe ndihmon përthithjen e kolagjenit.

Farat e rrushit janë një antioksidues i fuqishëm që nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Ekstraktet e çajit jeshil rregullojnë qelizat e dëmtuara dhe ndalojnë inflamacionin.

Zinku rrit prodhimin e kolagjenit dhe lufton plakjen e  lëkurës.

Vitamina E nxit rigjenerimin dhe ka një efekt lifting. Gjithahstu e ndriçon lëkurën.

Retinoli ose vitamina A nxit prodhimin e kolagjenit, lufton rrudhat dhe plakjen e lëkurës.

Ekstraktet e shegës ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.