• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    5 pjata që t’i mbani mend përjetë në “Millennium Gourmet”


    Darka këtë herë nuk ishte një darkë tipikë në asnjë drejtim. Mira na ftoi në një mbrëmje, e cila uli në një tavolinë të gjitha vajzat që punojnë dhe bashkëpunojnë për Tiranapost.al!

    Destinacioni ishte zgjedhur nga unë meqë ky është edhe specialiteti im. Dhuratat e vogla mbi tavolinë disa sapunë si macaron’s ishin vepër e Ajlës (blogu Pyet Ajlën) si të themi kjo nuk ishte aspak dita e Iva Tiços.

    pjata 10

    Për darkën gjykova se një zgjedhje elegante do të ishte “Millennium Gourmet”. Është një restorant që shkoj shpesh dhe e dua për pamjen fine, dritat sa duhen në sfond, bimët jeshile, dhe sidomos mbulesat e buta që ke qejf t’i prekësh me dorë.

    Por le të hyjmë në temë tani dhe të flasim për pjatat. Më besoni ato nuk janë pjata por art, si në pamje dhe në shije.
    pjata 6

    Unë në bashkëpunimn me stafin e “Millennium Gourmet” sugjerova 5 xhiro pjatash.

    Mos u trembni janë aq fine, dhe këto lloj darkash plotësojnë sloganin që e simpatizoj : “Ushqimi nuk është për tu ngopur por për tu shijuar”.

    Pjata e parë ishte një supë me karrota, arrë kokosi dhe turmenik

    Pjata e dytë: Alga deti, vezë shkurtëz, radikio dhe salmon. Këtu më duhet të ndalem pak. Mos rrini pa e provuar një herë. Freskia e pjatës është e papërsëritshme

    Pjata e tretë: Ravioli me krem karkalecash

    Pjata e katërt: Fileto levreku me shtrat Quinoa

    Pjata e pestë: Ëmbëlsira me Macha, çokollatë dhe vezë marenge

    Emrat janë të vështirë ndonjëherë dhe mund të na kompleksojnë. Me duhet të mbaj shënime kur shkoj në restorant për shkak të Blogut, për të qenë e kujdesshme si shkruhen ato që ta dini, por ama për tu shijuar janë aq të lehta sa nuk keni idenë.

    Shijen e gëzojmë si dhunti të gjithë dhe për fat këtu jemi të barabartë. Darka në Millennium Gourmet për mua është një klas që vështirë ta gjesh në Tiranë dhe pa asnjë hezitim e them që jemi me fat.

    festa tirana

    Është një vend që do kthehem gjithmonë. Vajzat e Tiranapost.al më thanë se u magjepsën nga shija, shërbimi dhe pamja që ofron restoranti. Seç vinte erë Pranverë aty!

    Nëse nuk dini ku të shkoni sot ose të dielën, merreni në konsideratë restorantin që ndodhet në katin e dytë mbi kinema Millennium. Por cilado qoftë zgjedhja ju uroj një fundjavë të bukur të gjithëve!

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post