Aktualitet

5 mënyra për ta bërë shtëpinë të rehatshme në dimër

Dimri do të tjera kushte. Ti mund të kesh krijuar shtëpinë e ëndrrave, por kur temperaturat bien, duhen shtuar të tjerë aksesorë, që shtëpia të jetë e ngrohtë në pamje e sidomos të të ngrohë trupin e shpirtin. Ja 5 mënyra për ta bërë shtëpinë të rehatshme në dimër

Mbulesa të vendosura nëpër divanë e kolltukë. Që t’i kesh mbi trup me një të zgjatur të dorës. Kush ikën deri në dhomë për t’i marrë?

Qirinj aromatikë nëpër cepat e shtëpisë. Duhet të ndizen çdo darkë për t’i dhënë ambientit ngrohtësi.

Një servis çaji gjithmonë gati, plot me çaj të ngrohtë, sa herë që të të pihet e sa herë të kesh ftohtë.

Drita led për dekor dhe ndriçim. Jo vetëm për festa. I shkojnë dimrit në çdo ditë.

Bimë dimërore, si pemëza të vogla, për të mbushur ambientin me jetë.