Shëndeti

5 gjërat që babai i një vajze duhet të dijë

5 gjërat që babai i një vajze duhet të dijë

Babai është heroi i një vajze, mes tyre rritet dhe forcohet një dashuri e madhe, një marrëdhënie e bukur.

Vajza juaj vëzhgon marrëdhënien tuaj dhe të bashkëshortes

Kujdes me mënyrën si silleni me bashkëshorten tuaj. Ajo do të vëzhgojë gjithçka, por edhe po të mos ishte kështu duhet ta trajtonit gjithmonë me respekt. Nga një sjellje e tillë ajo do të fitojë siguri tek ju.

E mësoni të jetë e fortë dhe e vendosur

E mësoni vajzën e vogël se nuk ekziston një gjini e dobët. Ajo duhet të jetë e fortë dhe e vendosur në veten e saj. E bëni të ndihet një princeshë dhe njëkohësisht edhe një luftëtare.

Jeni gjithmonë prezent

Përpiquni të jeni edhe ju prezent në çdo aktivitet me rëndësi të saj. Nuk duhet të mjaftoheni asnjëherë vetëm me praninë e bashkëshortes tuaj.

Pranoni se ajo një ditë do të ikë larg jush

Ajo mund të shkojë diku jashtë Shqipërisë me studime, mund të martohet dhe të krijojë familjen e saj pranë dikujt që e do. Ju duhet të mësoheni ta pranoni dhe respektoni këtë.

Përshtatni shijet tuaja me ato të sajat

Edhe nëse ajo ka dëshira apo shije të ndryshme nga tuajat duhet të mësoni t’i respektoheni ato. Asaj i pëlqen piktura? Këtë duhet të lejoni ta bëjë! Në vend që ta kritikoni duhet të pranoni dëshirat, kjo do ta bëj vajzën tuaj edhe më të hapur ndaj jush.

www.pernenat.al