• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Filma Lifestyle Showbiz Të gjitha

    5 gjëra që duhet të dini përpara se të shikoni filmin Joker


    Filmi Joker vazhdon të bëjë bujë në mbarë botën, përfshirë në Shqipëri. Historia e zymtë e Artur Flekut dhe rrugëtimi i tij nga një person i papërfillur nga shoqëria në një keqbërës që nxit revolta popullore kundër të pasurve, është sjellë në ekran me një mjeshtëri të pashoqe nga aktori Joaquin Phoenix.

    Filmi na çon pas në kohë në vitin 1970 në qytetin imagjinar Gotham, për të shpjeguar si lindi dhe u formua një prej armiqve më të mëdhenj të Batmanit, Jokeri, një rol që më parë është luajtur nga i ndjeri Heath Ledger.

    Përpara se ta shikoni  (nëse nuk e keni parë akoma) duhet të dini si fillim se kemi të bëjmë me filmin që ka shkaktuar më shumë polemika këtë vjeshtë.

    Polemikat nuk kanë të bëjnë me faktin se filmi ëshë i dhunshëm, me fjalor të rëndë dhe për dikë që e lë mendjen të ikë dhe transformohet në një vrasës mizor. Ato kanë të bëjnë sepse tingëllon se justifikon dhunën, hakmarrjen dhe  vrasjeve në masë që ndodhin në Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm. Sëmundjet mendore, vuajtjet e personazhit kryesor dhe shpërthimi i tij i dhunshëm duket sikur kërkojnë simpatinë e publikut dhe të justifikojnë veprimet e tij mizore e të dhunshme.

    Përpara se ta shikoni dhe të arrini në konkluzionin tuaj personal, në Tiranapost do të mësoni për disa aspekte të filmit që duhet t’i dini përpara se ta shikoni.

    Aktori Joaquin Phoenix ka humbur 23 kg për këtë rol.

    Aktori që luan personazhin Joker ka humbur plot 23 kilogramë për tu futur në rolin e Arturit, një person që vuan nga sëmundjet mendore por edhe neglizhenca e shoqërisë.

    Ai e ka përshkruar këtë sfidë si shumë të rëndë dhe se ka qenë i uritur gjatë gjithë kohës.

    Filmi NUK është një komedi.

    Po, kemi të bëjmë me një kllaun, por  nuk të bën aspak për të qeshur. Përshkrimi i rrugëtimit të Arturit deri në momentin kur çmendet dhe zbraz të gjithë zemërimin ndaj shoqërisë, ka trazuar shumë njerëz në botë.

    Disa kanë shprehur shqetësim se historia e Jokerit nxit njerëz të tjerë që janë në të njëjtat rrethana që të bëhen të dhunshëm por edhe të lavdishëm.

    Do Të Mahniteni Me Performancën e Phoenix

    Pjesa më e madhe e publikut shqiptar e njeh Joaquin Phoenix si Perandori hakmarrës Komodus në filmin Gladiatori.

    Por Phoenix është një nga aktorët më të mëdhenj e më të nënvlerësuar në të njëjtën kohë të Hollivudit.  Performanca e tij në filmat Her, Walk the Line apo The Sisters Brothers është e mrekullueshme.

    Vendimi i regjisorit për t’i dhënë aktorit këtë rol ka qenë hapi më i zgjuar, thonë ekspertët.

    Performanca e tij tek the Joker e bën atë të denjë për çmimin Oskar, thonë shumë prej tyre.

     

    Ky NUK është një film me superheronj

    Përpara se të blini biletën duhet të dini që ky film nuk ka të bëjë me Batmanin dhe mbi të gjitha, nuk është një film për apo me superheronj. Është krejt e kundërta. Kemi të bëjmë me një person që vuan nga shumë trauma, është i izoluar nga shoqëria, ka probleme madhore me të ëmën dhe mendimet për vetëvrasje i shoqëron gjithmonë me buzëqeshje apo të qeshura të dhimbshme.

    Ky film është një portretizim i fuqishëm, i dhunshëm dhe i përgjakshëm i sëmundjeve mendore që prekin njeriun.

    Ka shumë pikëpyetje për fundin e filmit

    Mënyra se si përfundon filmi (ne sigurisht që nuk do e tregojmë atë) ka ngjallur shumë pikëpyetje mes njerëzve që e kanë parë, njësoj siç ndodhi me filmin Inception me Leonardo di Caprio.

    Në internet ka shumë teori që shpjegojnë fundin e filmit, por që sigurisht do mbeten për një artikull tjetër.

    Tiranapost ju këshillon të tregoheni të vëmendshëm ndaj specifikave të filmit por të tregoni kujdes ndaj ndjenjës dhe përshtjellimit që filmi shkakton me apo pa dashje. /U.D/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post