LifestyleTe gjithaTIP top

5 fotot që këtë verë janë jashtë mode. Mos i posto më


U ka dalë moda, nuk janë të bukura, nuk krijojnë ndjesi pozitive ndaj mos i shpërnda më.


Foto të kuruara

(Foto nga Grazia)

E dimë që përpiqesh e mundohesh të jetë perfekte çdo foto, por një këshillë do ishte: Kapini miqtë dhe të afërmit në momente pa mendje, çaste funny. Janë pikërisht këto foto që do i bëjnë të qeshin edhe pas 20 vjetësh. Fotot e kuruara e të stërmunduara nuk i pëlqejnë askujt t`i shikojë ngado në çdo rrjet social të mundshëm.

Foto ushqimi

(Foto nga Grazia)

As supë të shëndetshme, as kokërr fruti e as ushqime të shpejta. Miqtë e rrjeteve sociale janë velur nga fotot e ushqimit.

Fotot e këmbëve, rërës dhe detit

(Foto nga Grazia)

I iku moda edhe kësaj. Nuk ngeli njëri pa e bërë.

Foton e krahut të avionit

(Foto nga Grazia)

Çfarë tregon ajo? Asgjë. Me shumë mundësi nuk është as koherente, se e ke shpërndarë pasi ke zbritur. Plus që ka njerëz që i krijon ndjesi të keqe lartësia dhe avioni.

Fotot e rrobave

(Foto nga Grazia)

Nuk është e thënë që të bësh edhe ti si blogere mode dhe para se të dalësh të na tregosh rrobat që do veshësh. Vishu, dil dhe bëj sa foto të duash.

Ky post u përshtat nga Grazia dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]