Aktualitet

5.5 kg kokainë në makinën e shqiptarit në Athinë

5.5 kg kokainë në makinën e shqiptarit në Athinë

5.5 kilogram kokainë është sekuestruar sot nga policia greke. Lënda narkotike është gjetur në makinën e një shqiptari në Athinë.

Policia greke e ka gjetur lëndën narkotike tek disqet e makinës. Droga ishte e presuar në mënyrë që të mos binte shumë në sy. Ka qenë policia shqiptare ajo e cila ka njoftuar autoritetet greke për këtë rast trafikimi të drogës. Ndërkohë mësohet se janë shpallur në kërkim dy shqiptarë në Greqi. Po vijon hetimi i këtij rasti për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë grup shpërndarjeje.