• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    48 kg kokainë nga Malta drejt Shqipërisë, si u zbulua droga


    144 kg kokainë u kapën në portin e Maltës, ndërsa destinacioni mësohet se ishte Shqipëria dhe Mali i Zi. Droga me vlerë 15.7 milionë euro ishte fshehur brenda njësive ftohëse në tre kontejnerë.

    Sipas mediave në Maltë dy prej kontinjerëve kishin si destinacion portin e Durrësit, ndërsa kontinjeri i tretë ishte për në Malin e Zi.

    Kontinjerët që ishin nisur drejt Shqipërisë mbante 40 pako kokaine me peshë 48 kg, ndërsa në kontenjerin që ishte nisur për në Malin e Zi ndodheshin 80 pako kokainë me peshë 96 kg .

    Lënda narkotike vinte nga një vend i pazbuluar në Amerikën e Jugut, ndërkohë që raportohet se droga u zbulua gjatë kohës që skanohej nga Njësia e Kontrollit të Doganave./ Tiranapost.al