Aktualitet

Rudina Hajdari sqaron pse nuk firmosi dokumentin e marrëveshjes për Zgjedhoren

Rudina Hajdari sqaron pse nuk firmosi dokumentin e marrëveshjes për

Ishte në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore si bashkëkryetare, por Rudina Hajdari nuk pranoi të firmosë dokumentin e nënshkruar mes palëve. Për Neës 24 ajo thotë se parimisht është dakord për përmbajtjen e dokumentit në fjalë, por shton se i duhet më shumë kohë për tu njohur me të.

Rudina Hajdari tha:

Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë se marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës, me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Vasili nga LSI u përshëndet nga ndërkombëtarët, të cilët nxisin palët të ecin me këtë frymë bashkëpunimi dhe të ndjekin rekomandimet e OSBE-së për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pritet që kjo reformë të miratohet jo më vonë se në muajin mars të këtij viti. / Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/marreveshja-per-zgjedhoren-ambasada-amerikane-te-ecet-me-kete-fryme-aktuale-bashkepunimi/