SPORT

Dështimet e vitit, Hasi në treshe

Dështimet e vitit, Hasi në treshe

Besnik Hasi mes më të këqinjve. Revista belge “Sport/Foot” ka listuar tre dështakët e vitit 2016, teksa mes tyre është përfshirë edhe ish-kapiteni i Kombëtares Besnik Hasi. I pari në listën e dështimeve është qendërmbrojtësi Vinsent Kompani, ndërsa i dyti është ish-trajneri i Belgjikës Mark Vilmots. Hasi renditet i treti dhe ndikimin kryesor e ka pasur shkarkimi i shpejtë nga Legia e Varshavës, edhe pse kohët e fundit faktori sportiv atje është shprehur se ish-trajneri kishte qenë në momentin e gabuar në krye të ekipit.

humbesit