• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    “Babalja”/ Alizoti: Bëra kallëzim të rremë, Salianji na premtoi 200 mijë euro


    Fredi Alizoti, personi i vetëm që qëndron pas hekurave për dosjen “Babale”, ka dhënë sot dëshminë e tij përpara gjykatës. Përpara togave të zeza Alizoti ka pranuar se gjithçka ka qenë se sajuar nga ai dhe Alfred Veliu.

    Sipas Alizotit ai së bashku me Albert Veliun e njohur si “Babalja kanë sajuar audio-përgjimin, ku implikonin vëllanë i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa në trafik droge, pasi i ishte premtuar një dëmshpërblim prej 200 mijë euro nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

    Në dëshminë e dhënë përpara togave të zeza të kryeqytetit Fredi Alizoti ka pranuar akuzën për “dëshmi të rreme” dhe ka shtuar se ai bashkë me Albert Veliun kanë bërë planin që në vitin 2017.

    Sipas Alizotit, është pikërisht deputeti Salianji që gjithashtu i ka siguruar stilolapsat për përgjim. Mos marrja e lekëve, tha i pandehuri më shtyu që të tregoj të vërtetën, ndërsa shtoi se ishte ndjerë i kërcënuar.

    Ndërsa pyetjes së avokatit për bisedat miqësore me drejtorin e policisë së Fierit, Alizoti i’u përgjigj: “Nuk i kam miq, por te ata ndihesha i sigurt”.

    Pas përgjigjes avokati shtoi se personaliteti i të pandehurit nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.

    Kjo dëshmi fundos ish deputetin demokrat Salianji, i cili është duke u hetuar në gjëndje të lirë për akuzën e “kallëzimit të rremë”./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post