Aktualitet

40,000 pjesëmarrës në maratonën më të nxehtë në Londër. Shihni videon interesante

Më shumë se 40 mijë njerëz janë mbledhur si pjesë e maratonës në Angli, ku risia këtë viti është temperatura maksimale, prej 23 gradë. Është Maratona e 38-të, një event madhështor që mbahet në Londër. Vrapuesit janë këshilluar që mos të pinë stimulues muskujsh ndërkohë që organizatorët kanë shtuar akull në stacionet e ndalimit, përgjatë kursit 26.2 milje. Ndër vrapuesit e këtij viti janë edhe zjarrfikësit që u përballën me zjarrin në Grendfell Toëer, një oficer policie që u plagos me thikë nga një sulm terrorist në Urën e Londrës dhe personalitete të tjerë.

Të gjithë po mundohen të thyejnë rekordin e Guinnes, e disa vrapues janë veshur me kostume të ndryshme, si krijesa mitike etj. Qindra policë janë vënë në dispozicion për të mbajtur sigurinë në maratonën që ka mbledhur rreth 800,000. Konkurrentët do të fillojnë vrapimin nga Blackheath, në jug lindje të Londrës, duke  përshkuar përgjatë dy anëve të Thames, e më pas duke përfunduar në The Mall pranë Buckingham Palace.  Vitin e kaluar, ngjarja mblodhi 61.5 milionë paund për bamirësi, një rekord botëror për një ngjarje vjetore për mbledhjen e fondeve njëditore./ Tiranapost.al E.B

Over 40,000 people ranging from Athletes to non athletes to celebrities took part in the London Marathon which started at Blackheath and finished at St James's park Malborough road, April 23rd 2017. (Photo by Karyn Louise/NurPhoto) *** Please Use Credit from Credit Field ***

More than 40,000 runners face hottest London Marathon on record