LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

40 ditë pa dalë nga shtëpia. Jessica Alba qan hallet e një nëne që ushqen me gjoks


Më në fund e pa diellin me sy pas 1 muaji e gjysmë. Lajmi për lindjen e djalit të saj, erdhi në ditën e parë të vitit. Që nga ajo ditë dhe deri më sot, Jessica, nënë e tre fëmijëve tashmë, nuk kishte mundur të gjente asgjë hapësirë të lirë për veten, qoftë edhe për një drekë. Nëse do të jetonte në Shqipëri, do të thoshim se ka respektuar ato 40 ditët e lehonisë (që edhe shqiptaret s`po i respektojnë më). Ushqyerja me gji është ajo që e ka penguar Jessica-n të largohet nga djali.


(Postimi i Jessica-s në Instastory)

“Drekë e parë jashtë dhe nuk ishte e lehtë ta lija shtëpinë kur bebi im do të pijë pa ndërprerje. Jeta e një nëne që ushqen me gji”, shkruan Jessica, e cila e paska bërë zgjedhjen e saj. Të gjitha ato nëna që i kanë ushqyer e i ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, e kuptojnë shumë mirë bashkëvuajtësen e tyre./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *