• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    4 zonat më seksi të trupit tënd. Mëso si t’i përdorësh


    Pak rëndësi ka forma: gjoksi, barku dhe fundshpina janë zonat erogjene më të ndjeshme të një gruaje. Meritë e pasurisë me nerva. Po ti, di ta shfrytëzosh fuqinë tënde erotike? Mëso truket dhe hidhu në sulm

    Janë një burim kënaqësie dhe ti këtë e ke provuar prej kohësh. Por e ke pyetur ndonjëherë veten se përse këto zona i çmendin edhe meshkujt? Gjoksi, barku, këmbët dhe fundshpina  kanë një fuqi kaq të madhe erotike, sepse zakonisht janë off-limits. Burrat, të magjepsur nga ajo që nuk njohin, provojnë një ndjesi shumë të fortë tërheqjeje kur rrëzojnë këto barriera. Prandaj, edhe nëse ankohemi se nuk kemi linja perfekte e lëkurë të tonifikuar mjaftueshëm, të gjitha kemi “cilësi”, për të cilat duhet të jemi të lumtura që i kemi. Prandaj harro linjat dhe format! Nëse i përdor me mjeshtëri atributet e tua më seksi, mund të shijosh një burim të pashtershme energjie erotike.

     

    Shkenca thotë se… Burrat që pëlqejnë të soditin gjoksin e grave, jetojnë deri pesë vjet më gjatë. Në këtë përfundim ka dalë një studim gjerman. Të takon ty të vendosësh nëse do t’ia thuash ose jo këtë fakt partnerit tënd. Gjoksi, siç pohojnë antropologët, simbolizon fertilitetin. Jo më kot statujat antike janë krijuar të gjitha me një gjoks të bollshëm.

    Janë seksi sepse… Përfaqësojnë anën sensuale dhe materne të feminitetit. Legjenda e kërkon që sa më i madh të jetë gjoksi, aq më e madhe është prania erotike tek një grua. Gjoksi ofron ndjesi kënaqësie, pa kërkuar asnjë lloj sforcimi dhe nuk është i ngarkuar, si klitori, me detyrën për të prodhuar orgazmën. Në terma seksuale, ekziston vetëm për të dhënë dhe për të marrë kënaqësi.

    Udhëzime për përdorimin… Sipas kulturës Tantra, meshkujve iu këshillohet që ta gjejnë rrugën drejt zemrës nëpërmjet gjoksit. Duhet të stimulohet nëpërmjet lëvizjeve në formë spiraleje nga jashtë drejt qendrës, për t’u kthyer përsëri pas. Në fillim duhen lëpirë gishtat, gjë që shërben për nxehje dhe lubrifikim. Kur u afrohet thithave, mashkulli duhet të përdorë pëllëmbën e dorës, duke krijuar një ndjesi të shumëpritur eksituese. Duhet ta mësosh ti se ç’duhet të bëjë. Në fillim shikoje ngultas në sy. Pastaj ul vështrimin drejt gjoksit tënd dhe mesazhi u dha. Burrat adhurojnë të sodisin, por kërkojnë autorizimin tënd. Nëse e drejton me sy, do t’i japësh lejen për të të admiruar. Dhe mos u ndjej aspak në siklet, nëse nëna natyrë nuk të ka pajisur me një numër katër. Kemi zbuluar se për shumë burra ajo që ka rëndësi nuk janë përmasat, por lugina mes gjoksit. Edhe një dekolte në miniaturë ka një efekt të jashtëzakonshme me një push-up që i afron.

     

    Pozicioni perfekt

    Kryqëzimi i këmbëve

    Nëse do që të shfrytëzosh fuqinë që gjoksi yt është në gjendje të ushtrojë mbi një burrë, befasoje atëherë kur nuk e pret, duke përfituar nga tavolina apo nga banaku i kuzhinës. Ulu dhe pastaj rretho këmbët rreth vitheve të partnerit, duke kryqëzuar kaviljet. Lëre që të hyjë menjëherë brenda teje: temperatura do shkojë deri në yje në kohë rekord dhe gjoksi yt do jetë i gjithi në dukje. Kështu ai mund ta admirojë dhe ta përkëdhelë për kënaqësinë tënde.

     

    Fundshpina jote provokuese

    Shkenca thotë se: Burrat janë të programuar gjenetikisht për të vështruar vithet e grave. Para se të fillonim të ecnim në pozicionin drejt, ishte rrumbullakësia e vitheve ajo që sinjalizonte një mashkull se femra kishte arritur maturinë seksuale. Studimet e konfirmojnë: burrat janë të tërhequr instinktivisht nga zona e vitheve, pra nga një fundshpinë e formuar.

    Është seksi sepse… Fundshpina është më e ndjeshme nga sa mund të mendohet dhe përbën një “fushë loje” të shkëlqyer. Në disa tekste antike erotike i atribuohet një shenjtëri e vërtetë zonës, ku të pasmet rrumbullakosen në pikën ku bashkohen me kofshët.

    Udhëzime për përdorimin… Një teknikë efikase është ajo e presionit. Kjo nuk do të thotë t’i biesh me një raketë ping-pongu, por ca goditje të lehta me pëllëmbën e dorës të hapur, me ritëm konstant për dy ose tre minuta. Jo vetëm që stimulon thellësisht, por provokon çlirimin e endorfinave, hormonet e kënaqësisë. Një teknikë e shkëlqyer është masazhi si brumë. Shtrihu në bark dhe kërkoji partnerit që të rrëshqasë pjesën mishtore të pëllëmbës së dorës ­(mes bazës së gishtit tregues dhe pulsit) mbi fundshpinë, duke kryer të njëjtat lëvizje, si të ishte duke punuar brumin.

    Pozicioni perfekt

    Karrigia e dashurisë

    Ai ulet në bisht dhe ti ulesh mbi penis. Vendos duart mbi kofshë për të balancuar peshën dhe lër që ai të hyjë brenda teje, por jo plotësisht. Çmende për pak momente dhe pastaj shko gjithmonë e më në fund, duke harkuar shpinën deri në fund. Kështu pjesa jote e pasme do ta çmendë.

     

    Barku yt tërheqës

    Është seksi sepse: Barku mban organet tona riprodhuese, prandaj instinktivisht perceptohet si një zonë shumë seksi. Është interesante, por një bark-pjatë si një tryezë sërfi nuk është konsideruar kurrë e dëshirueshme. Është një kanon bukurie i vendosur nga shoqëria, por nuk ka një shpjegim psikologjik. Qetësohu dhe mendohu për barkun tënd si për çdo pjesë tjetër të harkuar, e ngjashme me gjoksin ose me vithet. Mos e thith nga brenda.

    Udhëzime për përdorimin

    Sipas besimit Tantra, kërthiza është një zonë erogjene, që kur stimulohet jep ndjesi kënaqësie. Në vend që të fusni gjuhën brenda, përkëdheleni me frymë. Fryma mbi lëkurë provokon ndjesi sa të holla aq edhe të fuqishme dhe duke mos qenë në një kontakt direkt, bën që të rritet më shumë tensioni erotik. Kërkoji partnerit që të lëshojë frymë në zonën rreth kërthizës tënde. Pastaj, kur të ndjesh se është momenti për të kaluar më tej, mund të vazhdohet me një masazh në zonën e stomakut. Një masazh i ngadaltë dhe i thellë në bark do të bëjë që efekti të ndihet edhe pak më poshtë. Për këtë qëllim shërbejnë edhe vajrat aromatikë të masazhit. Hidhe mbi bark dhe kërkoi partnerit që të ta masazhojë mbi lëkurë me duart e hapura.

    Pozicioni perfekt

    Harku i triumfit

    Kërkoji partnerit që të ulet mbi shtrat me këmbët e shtrira përpara. Në gjunjë, hip mbi të dhe ulu mbi penis. Pastaj harko shpinën pas derisa të mbështetësh kokën në shtrat mbi këmbët e tij. Me duar kapi kaviljet. Në këtë pikë ai do të shtyjë përpara dhe aty fillon kënaqësia. J’adore!

     

    Këmbët e tua mëkatare

    Shkenca thotë se… Dikur, të fshehura nën fundet e gjatë deri në kavilje, këmbët gjithmonë kanë ngacmuar vëmendjen e burrave. Një arsye mund të jetë fakti që këmbët tona fillojnë të zgjaten kur arrijmë pjekurinë seksuale dhe që këtu dilet në përfundimin e thjeshtë: taka të larta = këmbë më të gjata = më shumë fertilitet. (Eh, kështu funksionon truri ynë).

    Janë seksi sepse… Dy këmbë të tonifikuara janë simbol i fuqisë erotike. Mishërojnë forcën femërore kur janë të rrethuara rreth trupit të partnerit dhe premtojnë raporte seksuale atletike. Dhe natyrisht (duket apo jo banale) këmbët përfundojnë me një vaginë.

    Udhëzime për përdorimin

    Sipas Tantrës, trupi është i ndarë në zona erogjene primare, dytësorë dhe tretësore dhe këmbët i përfshijnë të treja llojet. Duke kaluar nga njëra zonë tek tjetra, me njëfarë rendi shpërthejnë dallgë eksitimi. Ja itinerari: fillohet nga një zonë dytësore (brendësia e kofshëve), kalohet në një zonë primare (gjenitalet), pastaj sërish në një zonë dytësore (fillimi i vitheve) më pas në një tretësore (zona e shputës ose brendësia e gjunjëve) dhe më në fund përsëri tek zona primare (gjenitalet). Ok, kaq e skematizuar nuk duket dhe aq erotike. Nga ana tjetër, burrat, duke qenë shpesh praktikë dhe linearë, tentojnë të kalojnë nga një ekstremitet tek tjetri. Mund të jetë mirë edhe kështu, por ajo që ndez vërtet dëshirën tek një grua është të kalohet nga njëra zonë tek tjetra. Kështu, për të marrë maksimumin e kënaqësisë, përpiqu që duart e partnerit tënd të udhëtojnë gjatë dhe jo të kenë një drejtim të vetëm.

    Pozicioni perfekt

    Rotacioni

    Kërkoji partnerit që të shtrihet në shpinë me këmbët pak të përthyera dhe kokën mbi një jastëk. Ulu mbi të, në mënyrë që këmbët të jenë pingule me të tijat. Pasi penisi të jetë brenda teje, fillo të kryesh disa lëvizje të lehta rrotulluese. Për të pasur më shumë mbështetje, rëndo mbi krahë.