Aktualitet

4 shkollat që do të ndërtohen në njësinë 6 dhe 7 në kryeqytet

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për ndërtimin e shkollave të reja edhe në Zonën Tirana 2, e cila prek njësitë 6 dhe 7. Vlera e kontratës në partneritet publik-privat kap shifrën e 1.57 miliardë lekëve, ose 11.8 milionë eurove.

Shkollat që do të ndërtohen në këto zona janë si më poshtë:

Shkollë 9-vjeçare pranë Kombinatit të Mishit Yzberisht, kapaciteti 900 nxënës, 30 klasa

Shkollë 9-vjeçare pranë rrethrrotullimit të Doganës, kapaciteti 900 nxënës, 30 klasa

Shkollë e mesme pranë Kombinatit të Mishit Yzberisht, kapaciteti 630 nxënës, 21 klasa

Shkollë e mesme pranë Lumit Lana, kapaciteti 630 nxënës, 21 klasa

Tenderi do të qëndrojë i hapur deri më datë 4 Janar, ndërsa oferta ekonomike do të luajë një rol kryesor në përcaktimin e fituesit.

Ndërtimi i shkollave të reja sjell edhe ulje të numrit të nxënësve nëpër shkollat aktuale të këtyre zonave, që janë të mbipopulluara./ Copyright Tiranapost.al