• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Histori Personale Të gjitha

    39 vite burg gabimisht. Historia e Craig që mund të blejë shumë me dëmshpërblimin, por jo kohën


    Kjo është historia e një 71 vjeçari i cili bëri 39 vite burg gabimisht i akuzuar për vrasje që tashmë merr një kompensim prej 21 milion dollarësh. Historia e 71 vjeçarit nga Kalifornia po pasqyrohet në mediat ndërkombëtare me disa që shkruajnë se a mund të blihet tashmë koha, 39 vite brenda katër mureve?

    Craig Coley u shpall fajtor për vrasjen e Rhonda Wicht, 24 vjeçe dhe djalin e saj Donald katër vjeç, një ngjarje e ndodhur në vitin 1978. Por Crag u lirua dhe u fal nga guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown, pasi ADN-ja zbuloi se ai nuk kishte lidhje me ngjarjen. Veterani i luftës në Vietnam punonte në atë kohë si menaxher në një lokal nate. Ai pati një lidhje me Witch e cila u zbulua në dhomën e saj e mbytur me litar së bashku me djalin.

    Image result for Craig Coley

    Dënimi i tij u dha pjesërisht për shkak të dëshmisë së një fqinje të re të Witch, e cila gjatë seancës tha se kishte parë kamionin e Coley të parkuar jashtë shtëpisë, dhe se personi që kishte parë të hynte në shtëpi ngjasonte me Coley-n. Ai u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht, por Coley nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftonte për pafajësinë e tij. Veterani i luftës u ndihmua nga agjenti i policisë Mike Bender, i cili shprehu shqetësime rreth rastit në vitin 1989.

    Image result for Craig Coley

    Duke hetuar u gjetën shumë mospërputhje dhe të gjitha këto i shfaqi në prokurori. Një dëshmitar tjetër hodhi trazira më shumë duke thënë se e kishte parë Coley-n me një shufër hekuri në dorë. Por u konstatua se dëshmitari nuk e kishte tërësisht të qartë pamjen e tij. Nisur nga këto u vendos të analizoheshin e të bëheshin prova të reja të ADN-së në vendin e ngjarjes dhe u zbulua se ADN-ja e tij nuk përputhej me asgjë që lidhej me vrasjen.

    Në kohën që qëndroi në burg Coley u shqua si një njeri shembullor, aq sa mbaroi edhe studimet Bachelor brenda qelisë. Por pavarësisht se ai rifitoi lirinë, a mund të kompensojë gjithë këto vite të humbura?/ Artikulli marrë nga The Telegraph/ Tiranapost.al E.B