Aktualitet

31-vjeçarja vdes gjatë operacionit për ngritjen e të pasmeve në Turqi/ Çfarë shkoi keq

31-vjeçarja vdes gjatë operacionit për ngritjen e të

Një këshilluese e shëndetit mendore ndërroi jetë teksa po i nënshtrohej një operacioni për ngritjen e të pasmeve, në një spital privat në Turqi.

Britanikja 31-vjeçare Melissa Kerr ndodhej me pushime në Stamboll ku iu nënshtrua procedurës, që kushtonte 3.150 paund.

Ngjarja ndodhi në nëntor të 2019-s, por tani Gjykata e Norwich ka zbuluar shkakun e vdekjes, që ka ardhur nga një bllokim i njërës prej arterieve në mushkri dhe emboli i dhjamit, që është një pjesë e yndyrës intravaskulare që depozitohet brenda një ene gjaku dhe shkakton bllokim të rrjedhës së gjakut.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen dhe trishtimin që po kalojmë, jeta pa të nuk do të jetë kurrë e njëjtë”, shkruan motra e saj binjake në rrjetet sociale.

Partneri i saj postoi ditën e djeshme më 14 shkurt një dedikim në profilin e saj: “Do të dua me gjithë zemrën time deri në frymën e fundit. E reja kishte vendosur që t’i nënshtrohej këtij operacioni para martesës./ Tiranapost.al