Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Manjola mbytet në lot në sallën e Këngës Magjike


E ulur në vendin e rezervuar për jurinë e të rinjve, Manjola Nallbani nuk u mesakos fare për grimin që mund t’ia prishnin lotët. Kënga e një prej konkurrentëve të rinj, Xhon Jeskut, që Manjola dha pikët maksimale, e preku dhe e bëri për të qarë nga muzika e nga teksti sepse kishte lidhje me historinë e tij personale. Kjo këngë i dedikohet motrës së tij qëe nuk jeton më. Është kompozuar nga Adrian Hila dhe teksti është shkruar nga Rovena Dilo. Shumë të tjerë do ta kenë pasur të vështirë të mbajnë lotët teksa dëgjonin vëllain të këndonte atë këngë me shpirt. Manjola nuk mundi dot.