Aktualitet

30 qershori/ Kandidati i 'Bindjes' për Tiranën vijon me fushatën

30 qershori/ Kandidati i 'Bindjes' për Tiranën vijon me

Fushata zgjedhore vazhdon nga PS, por edhe nga kandidatët e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit. Presidenti Meta zhdekretoi datën duke thënë se palët politike duhet të zbatojnë vendimin, por maxhoranca dhe Bindja e Patozit e quajnë një vendim në shkelje të Kushtetutës dhe dje u dërgua kërkesa zyrtare për shkarkimin, të firmosur nga 55 deputetë të Kuvendit.

Arben Skënderi i cili kandidon nga 'Bindja' ka zhvilluar dje një takim me banorët e Laprakës në Tiranë. Në takimin me banorët ai thotë Tirana ka nevojë për një tjetër administrim dhe se nevojat e qytetarëve të kësaj zone janë neglizhuar.

Image may contain: 3 people, outdoor

Statusi i plotë si më poshtë.

Nga Lapraka, një lagje e vjetër e Tiranës, me po aq probleme të trashëguara ndër vite të cilat jo vetëm që nuk i zgjidh askush, por as nuk i dëgjojnë. Zaptimi i hapësirave publike, problemet me infrastrukturën dhe mbi të gjitha problemet e orareve të ujit janë vetëm disa nga shqetësimet e banorëve. Megjithatë duket se pas takimeve të shumta me qytetarët e Tiranës, nuk jam më njësoj i surprizuar nga neglizhenca e një institucioni jetik ndaj qytetarëve, por jam shumë i indinjuar të shoh se si premtimet e ujësjellësave modernë kanë mbetur ende te pompat e vjetëra të ujit, rrugët janë ende plot gropa dhe shkollat e reja janë akoma plan-projekte. Problemet me legalizimet vazhdojnë ti mundojnë banorët e Laprakës edhe pse kjo çështje meriton vëmendje të veçantë, për rëndësinë që ka për qytetarët. Menca për të cilën u premtua se do ti vinte në shërbim një komuniteti prej 180 banorësh nuk u bë realitet, ndaj nevojtarët duhet të shkojnë në Babru për tu ushqyer. Të gjithë jemi të bindur se Tirana ka nevojë për një tjetër administrim!/ Tiranapost.al. E.B

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing, tree, child, shoes and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and outdoor