Nën lupën e Stela Sallakut

3 të veshurat më mirë të javës

3 të veshurat më mirë të javës

Kohët e fundit duket sikur Monika Kryemadhi ka ndonjë stiliste të huaj që kujdeset për imazhin e saj. Sepse çdo gjë është në harmoni, duke filluar nga flokët, të cilët kanë nuancën e duhur, vetullat kanë trashësi identifikuese dhe pastaj veshja. E dimë që të gjithë vipat e huaj kanë patjetër një stilist që kujdeset për ta sa herë dalin në publik. Mjafton të përmend Samantha McMillen dhe Kate Young dhe i kam thënë të gjitha. Janë emra që ndoshta këtu tek ne mund të mos njihen nga të gjithë, ama ato kanë një listë të tërë klientësh nga Hollywood-i, për të cilët gjejnë veshjet, aksesorët dhe make-up artisten që do i marrë në dorë. Me pak fjalë, pa një stilist nuk dalin dot nga shtëpia.

[caption id="attachment_283047" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Përveçse Monika duket shumë elegante dhe e sofistikuar me look-un e ri, por ngjan dhe më e vogël në moshë. Ka një përzierje mes veshjes së Margaret Thatcher dhe Hillary Clinton tek kombinimi i kostumit të zi pa jakë, dhe këmishës ngjyrë pudër. Ora e dorës me rripin e hollë e bën dhe kyçin të duket elegant. Në vitet ‘50, zonjat mbanin këtë lloj ore me rrip lëkurë dhe rreth të florinjtë.

[caption id="attachment_283057" align="aligncenter" width="1242"] (Anila Çela, foto nga Instagram)[/caption]

Anila Çela, prezantuesja e emisionit të pasdites në Vizion plus, ka tipare bjonde karakteristike me sy bojëqiell dhe lëkurë të bardhë. Këtë javë zgjodhi fustanin vishnje (burgundy) me jakë “V” dhe mëngë të gjata. Kjo ngjyra mund të jetë ajo që i shkon më shumë sepse i thekson tiparet si dhe është “statement”, i themi ne. Pra ka një tjetër pamje e gjithë silueta me këtë tonalitet të së kuqes (saktësisht është bashkim i të kuqes me të zezë). Edhe modeli i flokëve më pëlqen, sepse i zbulon qafën elegante.

[caption id="attachment_283061" align="aligncenter" width="1242"] (Klodi Mëngri, foto nga Instagram )[/caption]

Kisha kohë që nuk shihja dikë me këpucë të sheshta në ekran, dhe e kisha harruar sa me stil duken. Duhet të kesh shumë guxim, sepse kërkojnë shumë mjeshtëri në kombinim. Por duket se Klodi Mëngri ka preferuar të qëndrojë tek nuancat e errëta për të mos rrezikuar. Detajet tek beli i e bëjnë akoma më të veçantë, dhe vathët i japin dritë portretit. /Tiranapost.al