• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    3 djathra blu që do t’u ndryshojnë mendim atyre që e urrejnë djathin me myk


    Nëse vërtet mendon se nuk të pëlqen djathi blu, këto 3 lloje djathrash  mund të të ndryshojnë mendjen. Madje do të të bëjnë të kthehesh në një fanatik të djathit.

    Ja cilat janë llojet e tyre:

    Djathi francez, Bleu d’Auvergne i bërë me qumësht lope.

    E dini që ka dy lloje djathi të mykur?

    Nëse mendoni se nuk ju pëlqen djathi blu, ndoshta duhet të provoni këtë djathë që ka në përbërje  Penicillium roqueforti, që përdoret në djathrat me aromë, të thatë dhe me erëza. Do të shkonte me një sallatë të thjesht ose me ushqime të zgarës.

    Foto nga bonappetit

    Djathi italian, Gorgonzola Dolce me qumësht lope

    Çfarë e bën këtë djathë aq unik  me aq pak ngjyrë blu që ka në të? Është një djathë i butë, i ëmbël dhe me shije te theksuar qumështi.

    Foto nga bonappetit

    Djathi spanjoll Monte Enebro me qumësht dhie

    Ky është djath karakteristik për Spanjën. Është i mbuluar nga një myk blu. Me vetëm një kafshim, do të ndjeni shijen e pazakontë të qumështit dhe limonit. Do t’ju shijinte më shumë po ta shoqëroni me birrë ose shampanjë.

    Foto nga bonappetit

    *Ky post u përshtat nga www.bonappetit.com