Aktualitet

26-vjeçari përdhunon 31-vjeçaren...

26-vjeçari përdhunon 31-vjeçaren...

Një 26-vjeçar nga Gramshi është shpallur në kërkim nga policia, pasi ditën e djeshme ka përdhunuar një 31-vjeçare. Vajza me inicialet F.B, ka qenë ajo që ka rënë pre e përdhunimit. E vetmja gjë që vajza ka thënë për policinë ka qenë se djali ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të. Por, policia në deklaratën e shkurtër shpërndarë mediave, thotë se vajzë njihej me djalin.

26-vjeçari, i cili është akuzuar është identifikuar si Ervin Bengu, 26 vjeç.

Ende janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, por mbeten për tu zbuluar.