• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    26 maj 1996/ Kohët kanë ndryshuar, tani të rreh opozita!


    Më datën 26 maj të viti të largët 1996 u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

    Pas një fushate të tensionuar elektorale, dhe ditën e votimeve, Partia Socialiste tërhoqi komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit në vend, pa u mbyllur procesi zgjedhor.

    Partia Socialiste nuk njohu rezultatin e këtyre zgjedhjeve, bojkotoi parlamentin dhe organizoi një protestë masive në Tiranë. Protesta u planifikua ne Sheshin Skënderbej, ajo nuk u miratua nga autoritetet dhe u zhvendos tek “Ali Demi”.

    Kjo nuk e pengoi opozitën socialiste të marrshonte drejt qendrës, ku e prisnin afro 6000 mijë forca policie, forca speciale e SHIK-u, që bllokuan protestuesit tek rruga e Elbasanit, duke mos i lejuar të shkojnë drejt qendrës.

    Ishte pikërisht ky moment që do të shënonte një rrahje të dhunshme të protestuesve, të cilët në mungese të Nanos , që ishte ne burg, drejtoheshin nga Servet Pëllumbi.

    Dhuna u dokumentua me foto e video, ndërsa ajo nuk kurseu të gjithë krerët e opozitës se asaj kohe, duke filluar nga Servet Pellumbi, Namik Dokle, Paskal Milo, Neritan Ceka, Pandeli Majko dhe Kastriot Islami, që sot është përsëri në shesh.

    Por tanimë kohët dhe sheshet kanë ndryshuar, madje edhe opozitat. Tani është opozita që të rreh. /Marrë nga “Dritare.net”/ Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690