• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Kontribues Të gjitha

    25 rreshta për Tiranën!


    Po, është e vërtetë që ka një bindje se kur shkruajmë një kritikë, madje tani edhe e shara merret për gazetari (e keqe, në fakt), quhet se është pezm intelektual dhe se kjo është puna jonë: ‘vrit e prit’! Përleshjet në rrugë, në institucione dhe në tituj janë bërë buka që hamë të gjithë në Shqipëri dhe nëse ky është realiteti, një gazetar s’ka pse e fsheh, as pse e zbukuron, por a na lejohet të themi dy fjalë të mira?!

    Po e nis kështu: mes rrënojës tonë të madhe, ku ecim të gjithë mes gurësh, më 21 nëntor, në Tiranë eci një lajm i bukur: Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

    Tirana e kullave që zihen me njëra-tjetrën, e Astirit, e protestave, e rrugëve me korsi biçikletash më shumë sesa biçikleta, me shi, trafik, diell, hënë dhe zakonisht me një dritë që përshkon qytetin me pallatet shumëngjyrësh. Në Tiranen e sheshit, që disave iu pëlqen, të tjerëve hiç. Tirana e Librari Adrionit, që qëndron në distancë me xhamitë dhe kishat, apo e kioskave me salsiçet e shijshme vjeneze, e kafeneve ku rrihet gjatë e flitet pak, e rastësive pa fund, në kryeqytetin që e përshkon ngado për 20 minuta. Tirana e stadiumeve të bukura ku humbasim lojën, e fitojmë garën. Në këtë qytetet në të mirë e të keq jemi të lidhur përjetë dhe një çmim i tillë nuk mund të kishte ardhur kurrë më shumë sesa sot në kohën e duhur, shumë të duhur.

    Meqë në Europë s’po shkojmë dot, e marrim Europën dhe e sjellim këtu. Ndoshta deri atëherë do kemi dalë nga rrënoja e përfundi i sotshëm.

    Lajmi për Tiranën është i pari i mirë pas shumë kohësh. Bëji ‘share’ këtij shkrimi ose thjesht gëzoju lajmit dhe thuaju miqve se Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022!

    *Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni në email: [email protected]

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post