• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    25 rreshta për 5 gabime


    Askush nuk e priste që përfaqësia e PE-së do të bënte nul çdo kërkesë të opozitës, por sidomos lajmi më i keq pas djegies së mandateve të opozitës është djegia e kauzës së opozitës nga PE-ja. Miqtë europianë u treguan “të pamëshirshëm” teksa e degjeneruan kauzën e opozitës në pikën e fundit, duke mos u marrë më vetëm me mjetet e përdorura prej saj gjatë këtyre javëve, si dënimi i forcës apo akti ekstrem i djegies së mandateve, por duke iu thënë se edhe kërkesat tuaja nuk janë të arsyeshme apo legjitime si vjedhja e votave apo kërkesa për qeveri tranzitore, që mund të çojë në zgjedhje të reja, të lira e të ndershme. Delegacioni i PE-së paska pas një autobus me mesazhe të rëndësishme:

    Ata sot thanë se:

    1. Parlamenti është legjitim dhe qeveria është legjitime. Një qeveri tranzitore është e pakuptimtë dhe do të dëmtonte reformat dhe hapjen e negociatave.
    2. Zgjedhjet ishin të lira e të ndershme. Ne kemi qenë vëzhgues dhe kemi ekspertizën më të mirë. Problemet sporadike nuk mund të vendosin në pikëpyetje rezultatet.
    3. Çështjet e përgjimeve u takojnë gjykatave, jo parlamentit.
    4. Bojkoti, djegia e mandateve dhe dhuna janë të papranueshme.
    5. Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së tha fjalinë që zhgënjeu Knut Fleckeshtein. Ajo tha se donin vetëm ndërrimin e pushtetit.

    Madje gjërat shkuan larg, aq sa zoti Knut e quajti kryetaren e LSI-së zonja e parë e vendit, a thua se ishte Taulant Balla, apo a thua se e kishte dhe një mesazh edhe për vetë presidentin Meta.

    /*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]