Aktualitet

25 janar 2020/ Përmbledhje e lajmeve shkurt

25 janar 2020/ Përmbledhje e lajmeve shkurt

Nis puna për ujësjellësin e ri të Lushnjes, Balluku: Performanca e drejtorive të ujësjellësave kriteri kryesor për investimet

Në qytetin e Lushnjes ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 52 mijë banorë. Ky investim, vjen si pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake IV, me financimin e KFË dhe SECO.

Drejtori i AKUM, Alqi Bllako, tha: “Faza e dytë e këtij projekti konsiston në rehabilitim tërësor të 32 kilometrave rrjet të brendshëm, rehabilitimin e dy depove në qytet, rehabilitimin e dy stacioneve kryesore të pompimit si dhe vendosjen e ujëmatësave individualë, si për bizneset ashtu dhe për familjet”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se në përmes këtij investimi do të bëhet një ndryshim i madh në këtë qytet, sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm, por njëkohësisht duke përmirësuar dhe parametrat higjeno-sanitarë të tij.

Brenda vitit 2020,  Qeveria Shqiptare nëpërmjet AKUM do të fillojë një investim tjetër të rëndësishëm në Bashkinë e Lushnjes duke rinovuar afro 6 kilometra linjë kryesore transmetimi nga rrethrrotullimi Grabianit deri në stacionin e pompimit, duke evituar kështu humbjet dhe abuzimet në rrjet.