• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    22 shtator/ Përmbledhje e lajmeve shkurt


    – Kryebashkiaku i Tiranës dhe Zëvendëskryeministri inspektojnë situatën në Kashar

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ndoqën nga afër situatën në terren në zonën e Kasharit, ku është raportuar për disa familje të prekura nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit. Krahas ndihmës me ushqime, veshje dhe fondit prej 1 milion dollarësh që do të vërë në dispozicion të familjeve të prekura nga tërmeti i së shtunës, Bashkia e Tiranës propozon edhe heqjen e barrierave ligjore për lejet e ndërtimit dhe rikonstruksionit të të gjitha ndërtesave të dëmtuara.

    – Mblidhet shtabi i emergjencës në Vorë, Balluku, Xhafaj e Vorpsi pranë familjeve të prekura nga tërmeti

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me deputetët Fatmir Xhafaj dhe Sadi Vorpsi mblodhën Shtabin e Emergjencave në Bashkinë Vorë, ku vizituan disa prej familjeve me dëme më të mëdha.

    “Disa nga shtëpitë ne i kemi prioritet. Kështu që do nisni punën për të bërë aktin e konstatimit dhe më pas dhe vlerësimin. E kemi shumë të rëndësishme që të bëhen që të dyja që dhe ne të nisim nga puna. Bëhet akti i konstatimit, vlerësojmë sigurinë e ndërtesës dhe më pas dhe vlerësimin që ne të nisim nga puna për ta rikuperuar”, theksoi ministrja Balluku./Tiranapost.al

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]