Aktualitet

21 janari/Homazhe, kurora me lule, deputetë e ministra, por mungon një element kryesor

21 janari/Homazhe, kurora me lule, deputetë e ministra, por mungon një

Jo, s’e kemi fjalën për kryeministrin Edi Rama se ai ndodhet në Ukrainë, po për premtimin e drejtësisë. Sot në kujtesë të ngjarjes tragjike të 21 janarit të 2011-ës, ku u vranë nga punonjës të gardës ( që u binden urdhrave) 4 të pafajshëm.

Qeveria aktuale ka 6 vjet që pret e përcjell në pushtet familjarët. Shumë prej tyre (fëmijëve) u ka dhënë bursa, mundësi studimi e mbështetje financiare. Por drejtësia për këtë ngjarje është ende e papërfunduar. 

A do ketë ndonjë shans që kjo dosje të merret në konsideratë nga Drejtësia e re, sepse është ajo që vendos dhe jo politika, në fund./Tiranapost.al