Lajme nga Bota

'2019-ta, viti më vdekjeprurës për emigrantët në Amerikë

'2019-ta, viti më vdekjeprurës për emigrantët në

Agjensca e OKB-së për emigracionin thotë se 2019-ta mund të jetë viti më vdekjeprurës për emigrantët në Amerikë, qëkur kjo agjenci filloi të përpilonte këto statistika gjashtë vite më parë. Agjensia Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) thotë se 695 persona vdiqën këtë vit ndërsa përshkonin Detin Mesdhe, i cili vazhdon të jetë korridori më vdjekjeprurës i emigracionit. Shifra është megjithatë sa një e gjashta e vdekjeve në vitin 2016, kur humbën jetën rreth 4200 persona.

Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman, tha se nuk mbetet shumë pas edhe numri i vdekjeve të emigrantëve në kontinentin amerikan – 634 viktima për këtë vit.

Millman ia atribuon Venezuelës rritjen befasuese në lëvizjen masive të refugjatëve. Ai i tha Zërit të Amerikës se mbi katër milionë venezuelianë i janë larguar vendit të tyre gjatë dy viteve të fundit.

Nga viktimat e këtij viti, 227 humbën jetën ndërsa udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara. Krahas Venezuelës, viktimat më të shumta janë nga vende të Amerikës Latine si: Hondurasi, Guatemala, El Salvadori dhe Ekuadori./ Referuar VOA/ Tiranapost.al.

Një karvan emigrantësh duke përshkuar Meksikën, 12 tetor 2019