• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    20-vjetori i çlirimit të Kosovës, Gjuriç: Ceremoni e shëmtuar


    Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriç ka reaguar pas ceremonisë së 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

    Në komentin e tij në lidhje me këtë ceremoni ai është shprehur se 20 vjet pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s nuk janë dënuar shkaktarët e krimeve ndaj serbëve.

    “Në përvjetorin e terrorit, krimit dhe persekutimit të serbëve në Prishtinë festojnë pasi kanë dëbuar 56 për qind të banorëve jo shqiptarë dhe pasi kanë spastruar më tepër se 300 fshatra serbe. Ata janë të ulur në pozitat më të rëndësishme në institucionet e Prishtinës dhe marrin mbështetje duke ua rrahur supet përfaqësuesit e shteteve që para 20 vitesh zhvilluan agresion ndaj vendit tonë”.

    Ndër të tjera në reagimin e tij Gjuriç e ka quajtur të shëmtuar ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë ku morën pjesë Bill Clinton, Madeleine Albright e Wesley Clark. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690