Aktualitet

Video/ 20 vjet nga çlirimi i Kosovës, Thaçi: E keqja pësoi disfatë

Video/ 20 vjet nga çlirimi i Kosovës, Thaçi: E keqja

Presidenti Thaçi e nisi fjalimin e tij duke falënderuar ndërhyrjen e NATO-s që solli edhe çlirimin e vendit nga forcat serbe. Një falënderim i veçantë për ish sekretaren amerikane të Shtetit Madeleine Albright dhe ish presidentin Bill Clinton.

E keqja pësoi disfatë me ndërhyrjen e NATO-s. Sot e këtë Kosovë mbi këtë tokë do jemi falënderues për qëndrimin dhe mendimin tuaj të pranverës së vitit 1999. Ishte qëndrim dhe vendim i drejtë dhe i ndershëm, sot si president i Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës iu them me sinqeritetin: Faleminderit, Thank you. Edhe pas përfundimit të luftës, 50 mijë trupa të aleancës veri-atlantike, bota e qytetëruar ishte me ne, për të ndryshuar në themel shtetin tonë, për të ngritur një Kosovë të re. Mbajtëm me sukses zgjedhjet e parë të lira. U mësuam të respektojmë të drejtat e gjithë pakicave, të drejtat e njeriut,u stabilizuam si shoqëri, i bëmë hapat e para drejt procesit të integrimit, në fund me respektimin e popullit, me gatishmëri për zgjidhjet më të mira për adresimin e nevojave të popullit, shpallëm pavarësinë më 8 shkurt të vitit 2008. Në jemi europianë, duam të jemi anëtar të NATO-s. Jemi kombi më pro-amerikan, më pro-europian në Ballkan. Duhet të ecim drejt integrimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike dhe BE. Ne e meritojmë, siç merituam të jemi të lirë./ Tiranapost.al. E.B

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/393078604635592/