• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    20 vjet më parë, kur NATO çliroi Kosovën!


    Sot 20 vjet më parë trupat e NATO-s u futën në Kosovë, për ti dhënë fund luftës, masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e Kosovës. Kjo ndërhyrje i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, ushtrisë policisë dhe paramilitarëve.

    Në këtë ditë të shënuar për qytetarët e Kosovës, ndodhet edhe ish presidenti Amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright si dhe shumë personalitete të tjera ndërkombëtarë.

    Klan Kosova informon se në orën 11:00 do të mbahet tubimi kryesor në sheshin ‘Skënderbeu. Në orën 14:00 do të jetë e ashtuquajtura ‘Ecja për Liri’ që vazhdon me ecje drejt sheshit Albright, pranë Shkollës Amerikën të Kosovës dhe më pas do përurohet busti i ish sekretares Albright.

    Në orën 15:00 do të zhvillohet një vizitë në Bulevardin Bill Clinton, pranë shtatores së ish presidentit. Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë gjithashtu pjesë e ceremonive në këtë datë të shënuar. Clark do të pritet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi në një takim të paralajmëruar në orën 10:00./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Kosovo NATO 20 years before

    Përherë mirënjohës! Letra e ndjerë e Haradinaj në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATOS në luftën me Serbinë

    Bill Clinton mbërrin në Kosovë/ Fotot ku pritet nga Pacolli dhe ish presidentja