Filma Te gjitha

20 vite më pas, Titaniku rikthehet sërish në sallat e kinemave


“Rose, ti do t’ia dalësh. Do ecësh përpara me jetën tënde, do të kesh shumë fëmijë e do t’i shohësh teksa rriten. Do të vdesësh kur të jesh plakur, në shtratin tënd. Jo sonte, jo kështu…”

Për adhuruesit e Titanikut me siguri mjafton kjo frazë nga filmi për t’i çuar me imagjinatë 20 vite prapa, atëherë kur doli për herë të parë në sallat e kinemave. Kjo frazë përmbyll 140 minuta emocione të jashtëzakonshme, që koha nuk ka arritur t’i fshijë.

Tani, 20 vjet nga premiera, në shumë vende do të dalë sërish në sallat e kinemave, për t’i përlotur të gjithë edhe një herë me një prej historive më dhimbshme të dashurisë që kinemaja ka prodhuar.

Rishfaqja e filmit me regji të James Cameron, me aktorët Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet, është pritur shumë mirë nga publiku në mbarë botën dhe nëpër rrjete sociale të gjithë shkruajnë se “Do të shkojmë sërish në kinema, për ta parë si herën e parë”./Tiranapost.al