Lajme nga Bota

20 njerëz që jetojnë në çdo kilometër katror, si po na përballon Toka?

20 njerëz që jetojnë në çdo kilometër katror, si

Viti 1900 ka qenë shumë ndryshe, nuk kishim telefona, makina dhe nuk e përshkonte njeri globin me avion. Në vitin 1900, rreth 1.65 miliard njerëz jetonin në tokë. Në vitin 2000 popullsia shkoi në 6 miliardë dhe në 19 vitet e ardhshme, parashikohet që bota të mbipopullohet nga 1.5 miliard njerëz të tjerë, që do të thotë një rritje aq sa ishte popullsia në vitet 1900.

David Coleman, profesor demograf në Institutin e Oksfordit për plakjen dhe Popullsinë thotë: Shkalla e rritjes është krejtësisht e pashembullt. Parashikohet që të kapim 10 miliardë banorë deri në vitin 2060, dhe kjo bazuar edhe në parashikimet e Kombeve të Bashkuara. Kjo do të thotë se do kemi 20 njerëz në çdo kilometër katror, duke përfshirë zonat në planetin tonë që aktualisht janë të pabanueshme.

A është ky një rrezik për planetin? Ky është një debat i madh, por disa ekspertë mendojnë se përqendrimi vetëm tek numri i banorëve nuk është mënyra më e mirë për tju përgjigjur pyetjes: Nuk është numri i njerëzve që nxit degradimin e mjedisit ose nxit rritjen e emetimeve të gazrave serrë, thotë një tjetër ekspert me emrin David Satterthwaite i cili shton: Ajo që ka rëndësi është niveli i konsumit të këtyre konsumatorëve. Numri i "njerëzve" dhe "konsumatorëve" nuk po rritet me ritme të barabarta, pasi disa kontinente që po rriten më shpejt ( në aspektin e numrit të banorëve) se të tjerët. Ndërsa Afrika po lulëzon në popullsi, pjesa më e madhe e Evropës po plaket.

Pjesa më e madhe e rritjes së shpejtë të popullsisë në të gjithë Afrikën dhe Indinë ka ndodhur për shkak të mungesës së kontracepsionit dhe shërbimeve të tjera lidhur me edukatën seksuale.

"Nëse shërbimet lidhur në aspekte riprodhuese dhe shëndetësore do ishin në dispozicion të të gjithëve, kjo do të ndihmonte në uljen e popullsisë sepse do të eliminonte kaq shumë shtatzëni të padëshiruara", thotë David Satterthwaite. Megjithatë nga ana tjetër në Kinë ka një super rritje të konsumit. Ky vend ka arritur të kontrollojë rritjen e popullsisë përmes politikës: Një çift një fëmijë.

Treguesit e hershëm japin të dhëna se programe të ndryshme edhe arsimore po funksionojnë. Ndonëse popullsia e botës po rritet, kjo po ndodh më ngadalë sesa në gjysmën e shekullit të kaluar.

Por ajo që po ndodh këto vite të fundit është rritja e konsumit dhe mbingarkesa, gjithashtu investimet, ndërtimet dhe prekja e vendeve të pabanueshme, që dikur kanë qenë ishuj dhe tashmë mund të kthehen në qytete që i shtohen tokës. Kjo do të thotë se një rritje e mëtejshme e numrit të popullsisë pa krijuar një balancë mund të përbëjë rrezik për vetë jetën mbi tokë./ Tiranapost.al. E.B