Showbiz

20 mijë dollarë për të qëndruar 10 orë në këtë shtëpi të pushtuar nga shpirtrat

20 mijë dollarë për të qëndruar 10 orë në

A do guxojë të krijoje një eksperiencë ndryshe? Hyr në shtëpinë e McKamey Manor në Tennessee, qëndro 10 orë brenda dhe nënshtroju disa torturave njësoj si në filmat horror.

Duhet të jesh mbi 21 vjeç, ose 18-20, por me lejen e prindërve, i aftë mendërisht, mirë fizikisht, të kryesh ca kontrolle shëndetësore më parë dhe të jesh fans i filmave që i quajmë me frikë.

Vetëm se e ka një kleçkë një punë. Para se të hysh do shikosh ca video të vizitorëve që e kanë provuar para teje, që kanë lëshuar britma frike dhe që janë dorëzuar. Nëse ia del të qëndrosh deri në fund të eksperiencës, që zgjat 10 orë, do shpërblehesh 20 mijë dollarë.

Hë, e bën dot?

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.