Aktualitet

2.3 kg heroinë në Portin e Durrësit

Në tragetin e linjës Durrës-Bari është gjetur nga policia 2.3 kilogram heroinë.
2.3 kg heroinë në Portin e Durrësit

Drogë në tragetin e linjës Durrës-Bari. Pasi morën një telefonatë se ka drogë në një traget në portin e Durrësit, policia ka kontrolluar dhe ka gjetur jo pak, por 2.5 kilogram heroinë.

Droga është gjetur në dhomën e dy personave, të cilët tani janë të arrestuar dhe po merren në pyetje.

Droga u gjet brenda një valixheje, në një çantë dore. Heroina ishte e ndarë në 4 pako të mbështjella me letër celefon. Valixhja ishte e shtetases Laureta Lama. Ajoë shtë arrestuar menjëherë nga policia, së bashku me shtetasin Bashkim Hasanin. Të dy këta janë banues në kryeqytet.

Por për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i identifikuar si E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nuk ka informacione të reja për këtë ngjarje, pasi pritet deklarata e të arrestuarve në polici.

droga-dr